Rreth SSKC
Sindikata e Pavarur e të Punësuarve në Klinikat Universitare, Qendrat, Spitalet Klinike dhe Institucionet e tjera Publike Shëndetësore në Republikën e Maqedonisë është shoqatë e të punësuarve në klinikat universitare, qendrat, spitalet klinike dhe institucionet e tjera publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë, të cilët janë bashkuar për realizimin e interesave dhe të drejtave të tyre në një nivel më të lartë.
Sindikata e Pavarur e të Punësuarve në Klinikat Universitare, Qendrat, Spitalet Klinike dhe Institucionet e tjera Publike Shëndetësore në Republikën e Maqedonisë është organizatë demokratike, joqeveritare dhe jopartiake, në të cilën anëtarësimi është vullnetar.
Është themeluar me qëllim që anëtarët në mënyrë të organizuar t'i shprehin dhe t'i realizojnë interesat e tyre të veçanta dhe kolektive, t'i përmirësojnë interesat e tyre ekonomike, sociale, kulturore dhe të tjera shoqërore, si dhe të drejtat nga marrëdhënia e punës dhe të drejtën e organizimit sindikal.
