Përfitues të mjeteve të Fondit janë anëtarët e Sindikatës së Pavarur që kanë paguar rregullisht anëtarësinë në 12 muajt e fundit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre të ngushta. Kohëzgjatja e anëtarësimit të kërkuesit të ndihmës vërtetohet me vërtetim të lëshuar nga kryetari dhe arkëtari i organizatës sindikale ku kërkuesi është anëtar.
Përveç KËRKESËS së plotësuar (varësisht nga lloji i ndihmës), për realizimin e së drejtës nga Fondi solidar ju nevojiten dokumentet e mëposhtme:
1. Ndihmë financiare për pushim mjekësor afatgjatë
- Formularë – Raport për pamundësi të përkohshme për punë në vazhdimësi, ose Mendim i Komisionit për zgjatjen e pushimit mjekësor.
- 2. Ndihmë financiare për mjekim dhe mjete mjekësore
- mendim i konziliumit;
- letër lëshimi nga spitali;
- raport specialistik;
- faturë/kupon fiskal nga vendi ose jashtë vendit.
- 3. Ndihmë financiare për pasoja të rënda nga fatkeqësitë natyrore
- Vërtetim zyrtar nga organi kompetent për dëmin e pësuar;
- Dëshmi për pronësinë e banesës – fletë pronësie.
- 4. Ndihmë financiare në rast vdekjeje të anëtarit të Fondit
- Fotokopje e ekstraktit nga libri amë i të vdekurve;
- a) vdekje e një anëtari të familjes së tij/saj të ngushtë
- Fotokopje e ekstraktit nga libri amë i të vdekurve;
- Fotokopje e letërnjoftimit;
- Fotokopje e ekstraktit nga libri amë i të lindurve të kërkuesit, jo më e vjetër se gjashtë muaj (kur kërkuesi është anëtar i familjes së ngushtë)
- 5. Ndihmë financiare në rast largimi nga puna ose pasojash financiare të pësuara për shkak të veprimtarisë sindikale
- Aktvendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ose aktvendim për shqiptimin e masës disiplinore.
- Për çdo rast tjetër që nuk është përcaktuar në Rregullore – dokumente me të cilat arsyetohet kërkesa që parashtrohet.
PROCEDURA PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE
Anëtarët e Sindikatës kërkesën për shfrytëzimin e ndonjë të drejte sipas Rregullores e parashtrojnë në organizatën sindikale.
Kryetari i organizatës sindikale, pas kontrollit paraprak të dokumentacionit të nevojshëm, e dorëzon atë te Komisioni i Fondit solidar të Sindikatës së Pavarur të të Punësuarve në Klinikat Universitare, Qendrat, Spitalet Klinike dhe Institucionet e tjera Publike Shëndetësore në Republikën e Maqedonisë.
SHËNIM:
- Komisioni nuk do t'i shqyrtojë:
- kërkesat e paplota
- kërkesat e dorëzuara pas afatit
- kërkesat e kërkuesve që nuk paguajnë në Fondin solidar;
kërkesat e dërguara drejtpërdrejt te Komisioni
